Lajmet e fundit

Studentët nuk e përjashtojnë mundësinë e protestave jo paqësore

Një grup i studentëve të Universitetit të Prishtinës të organizuar nga parlamenti studentor, bllokuan sot hyrjen e rektoratit qysh nga orët e hershme të mëngjesit.

Bllokada erdhi si rezultat i mbledhjes së Këshillit Drejtues prej një natë më parë, ku nuk u shqyrtua kërkesa e studentëve.

Ata po thonë se do të vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar rektoratin, deri në realizmin e kërkesave të tyre,  që kanë të bëjnë me afatet dhe kushtet e provimeve duke mos përjashtuar edhe protesta jo paqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.