Hetuesit po vazhdojnë mbledhjen e provave sa i përket vetëvrasjes së studentes 20-vjeçare Klea Shyti, që u hodh nga kati i 11 i një pallati në Tiranë.
Hetuesit kanë kërkuar nga mjeko-ligjorët nëse është e mundur që të zbulojnë nëse në trupin e vajzës ka shenja dhune. Ata dyshojnë se duhet të ketë ndodhur diçka në momentet e fundit, që ka shtyrë 20-vjeçaren të hidhej nga kati i 11.
Kjo, për shkak se 30 minuta para se ajo të kryente vetëflijimin, Klea Shyti kishte folur në telefon me të afërm të saj. Ishte një bisedë normale dhe 20-vjeçarja nuk kishte lënë ndonjë dyshim se mund të kishte diçka.
Prandaj, prokurorët besojnë se ajo do të ketë pasur ndonjë debat me persona të tjerë para ngjarjes së rëndë.