Reshjet e dendura të shiut, që kanë rënë dhe vazhdojnë të bien në gjithë vendin, kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe mungesë të energjisë elektrike në disa zona.
Disa rrugë të qytetit të Vlorës u gjetën nën ujë mbrëmjen e së shtunës. Reshjet e dendura dhe moti i keq me erë të fortë ka bërë që veç përmbytjeve të mungojë energjia elektrike në disa zona në qytet. Energjia elektrike mungon në Orikum dhe disa fshatra të Selenicës e Novoselës, njofton Top Channel.
Po si pasojë e motit të keq, është pezulluar përkohësisht lundrimi i mjeteve të peshkimit në Portin e Vlorës.
Ndërkohë, më herët është raportuar për mungesë të energjisë elektrike në disa zona të Lushnjes, po si pasojë e motit të keq dhe stuhisë që ka goditur zonën.