Dielli nuk është ngjitur mbi Polin e Veriut që nga mesi i shtatorit. Kah fundi i kësaj jave do të ndodhë diçka e mrekullueshme. Temperatura e pjesës më veriore të Tokës do të ngjitet mbi pikën e ngrirjes për herë të dytë në histori.
Sistemi i njejtë i stuhive që shkaktoi tornado në SHBA do të sulmojë në veri, diku mbi Island. Shtypja e ulët do ta sjellë stuhinë në Polin e veriut. Prandaj, aty do të shënohen temperatura deri më 2 gradë Celsius, gjegjësisht 20 gradë Celsius më shumë nga mesatarja.
Në Polin e Veriut temperaturat dimërore janë ngjitur aq lart vetëm një herë deri më tani.
Të dhënat tregojnë që viti 2015 ka qenë viti më i ngrohtë deri më tani. 13 nga 14 vitet më të ngrohta deri më tani kanë ndodhur këtë shekull.