Nga: Adnan Sogojeva
Gjithë ne, festuam apo nuk festuam ndrrimin e motmoteve, detyrimisht ishim spektatorë të asaj që u servua në televizionet tona!
Temë është ajo që u shfaq në KTV nga aktoret e njohur Stupcat. Ndoshta do duhej reagim të kishte nga OVLUÇK, por fatkeqsisht si duket akoma janë nën ndikim alkooli nga festimet, apo dhe më keq shumë nga ta nuk kanë qenë fare ushtar të UÇK! Se UÇK është e shenjtë dhe meriton respekt dhe përulje deri në fund të botës kjo s’don koment! Stupcat me humorin e tyre, në ndrrim të motmoteve goditen shume ashpër dhe në menyrë shumë të ulët UÇK-në, gjë që jam i bindur që kanë prekur në shpirtë mijëra familje dëshmoresh, invalid e veteran të UÇK-së.
Unë personalisht si dhe shumë nëna të dëshmorëve, gra të deshmorëve, femijë të deshmorëve, invalid e veteran të UÇK-së, presim që akotret në fjalë Stupcat të kërkojnë falje publike si dhe të terheqin skeqin nga gjithë kanalet ku është shfaqur! Ju Stupca me këtë skeq ofenduat shumë nëna të deshmorëve, qe akoma nuk ju kanë tharë lotët, ofenduat shumë gra të deshmorëve, fëmijë të deshmorëve, invalid të shumtë si dhe veteran, që ishin gati të jepnin dhe jeten për këtë vend, për liri dhe pavarësi, të munguar ndër shekuj.
Ju, Stupca ofenduat; Adem Jasharin, Hamzë Jasharin, Zahir Pajazitin, Luan Haradinaj, Bekim Berishen, Fehmi e Xhevë Lladrovcin, Edmond Hoxhen, e shumë e shumë heronjë e dëshmorë të rënë me fushë nderi veshur me atë uniformë dhe emblemë që ju kishit veshur për të përqeshur këtë kategori djemve dhe vajzave më të mira të këtij kombi.
Stupca në emer të lirisë së shprehjes nuk mund dhe të ofendoni, ekzistojnë disa kufijë edhe në demokraci, ekziston apo do duhej të kishte një moral edhe në të bërit humor apo art, nëse mund quhet art ajo që bëni! Besoj shumë në kerkim faljen tuaj, si dhe tërheqjen e këtij skeqi! Rroftë UÇK, lufta e saj ishte e shenjtë, nuk mund të njollosni as ju as kushdo tjeter qe merr mundin ta bëjë këtë!