Lajmet e fundit

“Stupcat” kërcënohen me jetë

Pas skeçeve të natës së Vitit të Ri, protagonistët e grupit humoristik “Stupcat” janë kërcënuar me jetë.

Kërcënimet kanë ardhur si reagim pas skeçeve të tyre për natën e vitit të ri, të transmetuar në KTV, në veçanti njërit prej tyre – atë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, trasnmeton lajmi.net.
Pas portretizimit të luftës së disa komandantëve, që, sipas skeçit, kanë lufutar vetëm për të ndarë pushtetin, Stupcat kanë pranuar shumë kërcënime publike.
“Kujna I Ka ra Nder mend me pi qaj Po kush e Ka ba regjin edhe kta vedati mensuri duet mi zan e mi pshurr dajak se nuk u kan lufta uqk humor Po lufta per Liri Po ktyne si shum ju kini dhan perparsi per me ba humor si shum Po propagandojn n emer uqk Turp sjeni artist a Po jeni plehra veq me perfitu idiota”, ishte një nga komentet në Facebook.
“Skan faj keta qe luajn me neve . kemi faj na qe sjau kajtem nanen ketyne kelyshve te serbis me pastru niher e mir faren shqiptare”, shkruan një komentues tjetër për Stupcat në Facebook.
“leje qė është turp,qka kan bêrê ata stupca po besom që kta met vertet e dojnë stupcin,”, vazhdon komenti i radhës.
“o keta kriminela duhet me i denu me vdekje ne emer te popullit apo me ka 50 vite burge edhe regjisorin skenarin edhe transmeturin .kure na e shajm keshtu qka presim prej qetnikave kriminelave.,”, ishte një koment tjetër në Facebook.
Revolta më e madhe është shprehur në faqen zyrtare të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, por nuk ka munguar as në faqe tjera në Facebook.
Përkundër komenteve negative, nuk kanë munguar as ato përkrahëse për Stupcat, në të cilat thuhej se “Stupcat vetëm se e kanë pasqyruar realitetin”

Leave a Reply

Your email address will not be published.