Lajmet e fundit

Suedi, masakra në shkollë e motivuar nga racizmi

Autoritetet suedeze kanë deklaruar se sulmuesi që la të vdekur mësuesen dhe një nxënës ishte i motivuar nga racizmi.

Sipas policisë, sulmi i të ejtës në qytetin industrial të Trollhatan ishte kryer në bazë të urrejtjes, ndërsa pas kontrollës në shtëpinë e sulmuesit dhe në mënyrën se si ishte veshur ai, ngjan që ai i ka përzgjedhur viktimat e tij, raporton agjensia e lajmeve Fox, transmeton Gazeta Blic.

“I gjithë hetimi na drejton te një rrugë, që autori ishte nxitur nga motivet raciste për të kryer krimet në shkollën Kronan,” thuhet në dëklaratën e policisë.

Sipas mediave suedeze, sulmuesi 21-vjeçar, gjatë sulmit ai ishte veshur  me një përkrenare ushtarake dhe një maskë të zezë. Autoritetet kanë treguar se para sulmit ai kishte bredhur nëpër shkollë, duke trokitur në të gjitha dyert e shkollës, transmeton Gazeta Blic.

Sulmi ka tronditur suedezët dhe sulmi pikërisht tani kur Suedia po përballet me një fluks të madh refugjatësh që vijnë kryesisht nga Azia, Afrika dhe Lindja e Mesme. Zyrtarët e emigracionit vlerësojnë se këtë vit numri i refugjatëve në Suedi do të arrijë deri në 190 mijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.