Mëngjesin e djeshëm, Policia e Kosovës ka arrestuar një person si të dyshuar për shkaktim të lëndimeve vdekje prurëse të një këmbësori.
Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur të Rrafshi i Sopisë në Suharekë, ku tashmë i arrestuari, nga pakujdesia kishte humbur kontrollin e veturës dhe kishte goditur këmbësorin, i cili nga lëndimet kishte vdekur.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/