Me një hapësirë që e kalon disa herë atë të një apartamenti të zakonshëm, pamje 360 gradë mbi qytet nga katet më të larta, tualete mermeri dhe xhakuzi, madje në disa raste edhe me ashensor privat. Hotelet më të mira në botë ofrojnë edhe suitat më të mira. Të rezervuara për një klientelë kryesisht VIP, suitat ofrojnë edhe shërbimet më ekskluzive. Ja cilat janë më të shtrenjtat në botë.
“Royal Suite” në hotelin “Burj Al Arab”, në Dubai. Ka një kinema dhe ashensor privat. Ka një sipërfaqe 780 metër katrorë dhe dy dhoma gjumi. Jepet për jo më shumë se katër persona.
“Royal Suite” ndodhet në hotelin me 7 yje që ka formën e një vele anijeje në bregdetin e Dubait.
Dy tualete me dush dhe vaskë me hidromasazh gjenden në suitën “Royal”. Produktet e higjienës personale ofrohen nga “Hermes”.
Klientët mund të zgjedhin mes 17 lloj jastëkësh. Dhomat ofrojnë krevate king size me mundësi të ndryshme pozicionimi dhe një iPad prej ari 24 karat.
“Suita presidenciale” në hotelin “Intercontinental” në Hong-Kong ka një sipërfaqe prej 650 metër katrorë. Apartamenti përbëhet nga pesë dhoma gjumi, një dhomë ngrënie, një studio dhe një palestër.
Banja luksoze e “Suitës presidenciale” ka xhakuzi, dush, sauna dhe banjë turke. Të gjitha këto me një pamje madhështore nga dritarja.
Shërbimi më i veçantë i saj është pishina e hapur me pamje mbi qiellgërvishtëset e Hong-Kongut
Jemi sërish në Dubai. Në plazhin e njohur si Dubai Marina, hoteli “Atlantis” ngjan si një kështjellë mbretërore. Hoteli është ndërtuar në ishullin artificial në formë palme.
“Royal Bidge Suite” ka një sipërfaqe prej 924 metër katror dhe pret jo më shumë se katër të rritur dhe dy fëmijë.
“Four Seasons” në Nju-Jork është një prej hoteleve më luksoze në botë.
“Ty Warner Penthouse” është suita që ofrohet nga “Four Seasons”. Ndodhet në lartësinë 244 metër dhe pamja nga dritaret garanton spektakël.