Një granatë dore M-75 prodhim jugosllav, është hedhur në shtëpinë e policit M. Gjukiq, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.
Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit të sotëm në Zubin Potok, ndërsa autorët dhe motivi i këtij sulmi nuk dihen.
“Përveç dëmeve në shtëpi, është dëmtuar një dyqan afër kësaj shtëpie dhe një automjet, ndërsa shpërthimi që ka qenë i fuqishëmdhe ka shqetësuar banorët e kësaj lagje”, kanë thënë burimet.
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, ka konfirmuar ngjarjen për KosovaPress.
Sipas tij, policia ka dal menjëherë në vendngjarje dhe ka aplikuar operacionin ‘unaza e çeliktë’ në përpjekje të kapjes së autorit apoautorëve të këtij incidenti.