Lajmet e fundit

Sulm në Bosnje, vret dy ushtarë, plagos 5 persona e vetëvritet

Një i ri, mbështetës i një lëvizjeje ultakonservatore islamike ka vrarë dy ushtarë dhe plagosur pesë persona të tjerë në kryeqytetin e Sarajevës. Qeveria e Bosnjës ka zhvilluar një mbledhje urgjente pas kësaj ngjarjeje duke e konsideruar ngjarjen akt terrorist, ndërsa ka vendosur shtimin e masave.

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmë në Sarajevë. Një person i armatosur ka vrarë dy ushtarë dhe ka plagosur pesë persona të tjerë në periferi të Sarajevës në Bosnje, ndërsa u vetëvra kur policia rrethoi banesën në të cilën ishte fshehur.

Autori i sulmit është identifikuar si Enes Omeragiç, një mbështetës i Lëvizjes Salafi, një ideologji ultrakonservatore e islamit, e cila shpesh promovon xhihad të dhunshëm.

Sulmi ka ndodhur në një dyqan bastesh në rajonin Rajlovac, ndërsa në tentativë për tu larguar autori ka qëlluar edhe në drejtim të një autobusi me pasagjerë.

Pas kësaj ngjarjeje Qeveria e Bosnjës ka thirrur një seancë urgjente.

“Nëse vërtetohet se është terrorizëm dhe ka mundësi që kështu të jetë, atëherë kemi një situatë të pasigurisë së përgjithshme të qytetarëve dhe duhet të veprojmë shpejt dhe me efikasitet”, ka thënë Ministri për Siguri i Bosnjës, Dragan Mektiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published.