Lajmet e fundit

Sulmet në Paris, drejtuesi i sulmeve kishte lidhje edhe në Britaninë e Madhe

Drejtuesi i sulmeve në Paris, ku mbetën të vdekur 130 persona, besohet të ketë lidhje edhe në Britaninë e Madhe.

Personi kryesor i sulmeve në Paris, Abdelhamid Abaaoud, mendohet të ketë pasur lidhje me disa njerëz në Birmingham, raporton Ëall Street Journal, transmeton Gazeta Blic.
Ndërkaq, korrespondenti i BBC-së, Frank Gardner, ka thënë se sulmuesi përmes rrjeteve sociale kishte kontakte edhe me njerëz në Britaninë e Madhe, megjithatë një gjë e tillë ende nuk është vërtetuar nga Home Office.
Ndërkaq, The Guardian raporton se ka personat e përfshirë në sulmet e Parisit e kanë vizituar Britaninë e Madhe në fillim të këtij viti.
Korrespondenti i BBC-së, Frank Gardner ka theksuar se Abaaoud ishte tranjnuar si luftëtar në Shtetin Islamik, ndërsa ka kaluar nga Siria për në Europë dhe anasjelltas.
Ndërkaq, niveli i kërcënimit për terrorizëm në Britaninë e Madhe është vendosur në nivele të larta, që do të thotë, se sulmet terroristë ‘janë shumë të mundshme’.

Leave a Reply

Your email address will not be published.