Lajmet e fundit

Sulmet në Paris: Europa në alarm të sigurisë së lartë

Tetë anëtarë të dyshuar si xhihadistë të Shtetit Islamik janë arrestuar, raportojnë zyrtarët turqë. Të gjithë marokienë, në momentin e arrestimit, dyshohet se po udhëtonin drejt Gjermanisë.
Ky lajm vjen një ditë pasi Gjermania vendosi të anulojë ndeshjen miqësore mes Hollandes dhe Gjermanisë, për shkak të sigurisë.

Që nga sulmet e Parisit, ku mbetën të vrarë 129 persona, Europa është në gjendje gadishmërie, shkruan BBC, transmeton Gazeta Blic.
Zyrtarët turq, kanë deklaruar për BBC se tetë burrat ishin në listën e të ndaluarve në Turqi.

Turqia, e akuzuar gjatë për një qasjë të butë kundër ISIS-it, tani ka marrë një rol aktiv në luftën kundër ISIS-it, duke iu bashkangjitur koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Ndërkaq, sa i përket ndeshjes në Gjermani, kancelarja gjermane Angela Merkel e ka mbrojtur vendimin për anulimin e ndeshjes. Ajo ka deklaruar se gjetja e ekuilibrit mes ‘lirisë dhe sigurisë’ është gjë e vështirë, por ka shtuar se ‘gjithcka u vendos në mënyrë korrekte’, transmeton Gazeta Blic.

Ekipi i kombëtares gjermane që po luantë në Stade de France në Pairs, ishte në shënjestër nga sulmusit e vetëvrarë, si pjesë e sulmeve që u kryen në qytet. Megjithatë, askush nuk humbi jetën në Stade de France, por 129 personat humbën jetën nëpër pjesë të tjera të qytetit.

Në vazhdën e sulmeve në Paris, shumë vende te Europës kanë rritur masat e sigurisë.

Një bombë në aeroportin ndërkombëtar në Kopenhagë, shkaktoi evaukimin e qindra udhëtarëve. Policia daneze ka deklaruar se është ‘një bisedë e përgjuar në lidhje me bombë’, ndërsa për një kohë janë pezulluar edhe linjat e trenit dhe metrot. Megjithatë, kërcënimi ishte alarm i rremë.

Shërbimi i sigurisë në Suedi ka ndritur alarmin për masa të rrepta sigurie.

Rritje të dukshme të sigurisë janë parë edhe në Vatikan, para se festës jubilare, që fillon me 8 dhjetor. Italia, ndërkaq ka njoftuar se do të mbyllë hapsirën ajrore mbi Rome gjatë festive, ndërsa rreth 700 trupa shtesë janë vendosur nëpër hapsirat publike në Romë.

Qeveria sllovake po planifikon të forcojë legjilsacionin anti-terrorist pas sulmeve në Paris. Kryeministri Robert Fico, ka bërë të ditur se nga java tjetër qeveria do të diskutojë mbi ligjet anti-terror.

Leave a Reply

Your email address will not be published.