Lajmet e fundit

Sulmet në Paris, i mbijetuari: Qëlluan gjithandej, nuk zgjodhën njeri

Gjithnjë e më shumë rrëfime të tmerrshme të zënë në tragjedinë e mbrëmshme në Paris po dalin në media.

23-vjeçari turk, Fehmi B., që ka qenë në Paris për herë të parë në jetën e tij, i ka thënë francezes “Lberation” se ai po qëndronte në një vend të mbyllur kur pa pritur ka dëgjuar zhurmë të madhe, të ngjashme me fishekzjarre.

“Së pari mendova se ishte pjesë e shfaqjes, por kur u ktheva pashë se një grua ishte qëlluar në sy. E mbante kokën dhe pastaj ra e vdekur në tokë. Çdonjëri u shtri në dysheme, dhe filluan të shtënat. Sulmuesit nuk zgjodhën njerëz, qëlluan ku mundën. Të gjithë vdiqën, por kjo nuk u bënte përshtypje. Qëndroja në një pozicion embrionik. Këmbët e mija gjendeshin nën trupin e dikujt. Ia dola të nxjerr këmbët zvarrë dhe vrapova drejt daljes emergjente, së bashku me tre të tjerë që ishin të plagosur”, ka thënë ai. – See more at:

Leave a Reply

Your email address will not be published.