Kryepeshkopi i Canterbury-t ka thënë se sulmet terroriste në Paris e kanë shtyrë atë të ‘dyshojë’ rreth pranisë së Perëndisë.
Për BBC, ai ka deklaruar se sulmet terroristë në Paris, e kishin shokuar dhe e kanë trishtuar thellë, ndërsa ka shtuar se njëkohë ai dhe gruaja e tij e kishin zgjedhur pikërisht Parisin për të jetuar.
Sulmet terroriste në Paris, të kryera nga të ashtuquajturit Shteti Islamik kanë lënë të vdekur 130 persona, ndërsa shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Kryepeshkopi tha ‘të shtunen në mëngjes, isha jashtë dhe duke ecur po lutesha duke thënë, Zot, pse po ndodh kjo? Ku je ti?…dhe më pas, fillova të dyshoj në prezencën e tij.’
“Unë dhe gruaja ime kemi jetuar në Paris për pesë vite. Aty kemi kaluar periudhën më të lumtur të jetës sonë, prandaj një tmerr i tillë na thyen zemrën,” tha ai.
Pas sulmeve terroriste në Paris, forcat ajrore franceze kanë filluar fushatën kundër ISIS-it, por një gjë e tillë është kundërshtuar nga kryepeshkopi.
“Dy padrejtësi nuk bëjnë drejtësi. Nëse ne fillojmë të vrasim ata që nuk kanë bërë ndonjë gabim, atëherë ne nuk jemi duke ofruar zgjidhje. Pra, qeveritë duhet të jenë mjetet e drejtësisë,” tha ai.
Kryepeshkopi Welby, gjithashtu tha se mënyra me të cilën militantët e kanë shtrembëruar besimin e tyre, dhe se me aktë të tilla lëvdërojnë Perëndinë, ‘përbën një nga dëshpërimet më të mëdha në ditët e sotme.’