Facebook ka aktivizuar veçorinë “u shënua i sigurt” në vazhdën e sulmeve terroriste të ndodhura mbrëmjen e djeshme në Paris. Veçoria, e cila është përdorur edhe më parë në katastrofat natyrore, lejon njerëzit që jetojnë në zonat e prekura nga sulmet të tregojnë në profilet e tyre se janë të sigurt, në mënyrë që të informojnë miqtë dhe të afërmit për shëndetin e tyre.
Përdoruesit mund të vizitojnë gjithashtu uebsajtin Kontrolli i Sigurisë në Facebook për të parë miqtë që jetojnë në këtë zonë dhe kush janë regjistruar si të sigurt.
“Gjej dhe lidhu me shpejtësi me shokët në zonë. Shënoji si të sigurt nëse e di se janë në rregull,” shkruhet në Facebook.