Euro 2016 rrezikon të mos mbahet në Francës pas sulmeve terroriste që ndodhën mbrëmë në Paris., ku mbeten të vrarë rreth 120 persona.
Noel Le Graet, presidenti i Federatës së Futbollit të Francës (FFF), ka pranuar se është i brengosur për sigurinë në Euro 2016, pas sulmeve në Paris.
“Ne e shohim se terroristët mund të godasin në çdo moment. Ne jemi të brengosur për Evropianin, më shumë se kurrë. Por, tani mendimet tona shkojnë tek familjarët”, u shpreh ai.