Presidenti rus Vladimir Putin, pas sulmeve terroriste në Mali, ku mbetën të vdekur 19 njerëz, në mes të tyre edhe 9 rusë, ka kërkuar bashkëpunim global në luftën kundër terrorizmit.
Sulmi në Mali, ndodhi nja javë pas sulmeve vdekjeprurëse në Paris, kur mbetën të vdekur më shumë se 100 njerëz dhe tre javë pas rrëzimit të aeroplanit rus në Gadishullin Sinai, Egjipt, transmeton Gazeta Blic.
Sulmi gjakderëdhës në hotelin Radisson Blu, në Mali, ish-koloni franceze, ka shkaktuar probleme mes trupavë franceze dhe paqeruajtësve të OKB-së, të cilët po përballen me rivendosjen e sigurisë dhe rendit.
Përgjegjësine për sulmet në Mali, i ka marrë grupi xhihadist, Al Mourabitoun dhe al Kaida në Magreb, transmeton Gazeta Blic.
Presidenti Ibrahim Boubacar Keita, tha se dy militantë janë vrarë gjatë operacionit, ndërkaq qeveria e ka rritur sigurinë në pikat strategjike.
“Mali nuk do të dorëzohet para këtij sulmi. Sikurse Parisi dhe Nju Jorku që nuk u dorëzuan, nuk do të dorëzohemi as ne. Terrorizmi nuk do të fitojë,” tha Keita.
Të marten, Putini është zotuar se do të ndjekë të gjithë përgjegjësit e sulmit të aeroplanit në Gadishullin Sinai.
Ndërkaq, gjatë një bisede telefonike me presidentin francez Francois Hollande, Putini dhe Hollande kanë rënë dakord për të rritur koordinimin e veprimeve të tyre ushtarake në luftën kundër militanitëve xhihadistë në Siri.