Lajmet e fundit
Sulmohen dy policë të Kosovës në Leposaviq

Sulmohen dy policë të Kosovës në Leposaviq

Dy policë të Kosovës janë sulmuar fizikisht mbrëmë rreth mesnate në një kafeteri në Leposaviq, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it.

Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur kur policët kanë intervenuar pas një përleshje mes disa personave brenda këtij lokali, ndërsa policët janë dërguar për trajtim në spitalin e veriut të Mitrovicës, dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Burimet më tej kanë shtuar se askush nuk është arrestuar, edhe pse dihet se Aleksandar Jevremovic dhe Milan Mihajlovic janë sulmuesit ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Ndryshe, ky është incidenti i tetë gjatë këtij muaji dhe që kryesit nuk dihen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.