Lajmet e fundit

Sulmohen punëtorët e KEDS-it në Dragash

Policia në Prizren bën të ditur se dje rreth orës 9e e 30 minuta, në fshatin Bresanë, dy punëtorë të “KEDS” gjatë kryerjes së detyrës janë sulmuar nga dy të dyshuar për shkak se janë shkyçur nga rrjeti elektrik.

Viktimat e këtij rasti kanë marrë ndihmë mjekësore në Shtëpinë e Shëndetit në Dragash dhe më pas janë kthyer në shtëpi ndërsa policia e Dragashit i ka arrestuar të dyshuarit të cilët pas intervistave, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndalur në mbajtje nën masën e arrestit policor./KosovaPress/

Leave a Reply

Your email address will not be published.