Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj serbë, pasi që të njëjtit nuk kanë përfillur urdhrat si dhe kanë sulmuar fizikisht një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës. Të dyshuarit ishin në gjendje të dehur dhe me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje.