Gazetarit dhe publicistit, Adriatik Kelemndit në orët e hershme të mëngjesit të sotëm persona të panjohur i kanë shpërthyer të katër gomat e veturës, raporton Indeksonline.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe avokati i Kelemndit, Arianit Koci i cili ka thënë se tashmë e kanë paraqitur rastin në polici.
“Po sot në garazhin e z.Kelmendi persona ende të panjohur kanë hyrë dhe i kanë shpërthyer të katër gomat e veturës me thikë. Rastin e kemi paraqitur në polici dhe tashmë po kryhen hetimet lidhur me këtë”, ka thënë Koci.
Ai më pas ka shtuar se dyshon se kjo të jetë bërë për shkak të kritikave të shumta që gazetari dhe publicisti Adriatik Kelmendi bënë ndaj zhvillimeve në vend.