Aktivisti i Lëvizjës Vetëvendosje, Egzon Azemi i cili e sulmoi me vezë ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqin, është liruar në procedurë të rregullt nga Gjykata për Kundërvajtje në Prishtinë.
Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda Prokurorisë së Shtetit.
Sipas këtyre burimeve, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Azemi deri sot e kishte të caktuar masën e arrestit shtëpiak, ndërkohë që ishte i kërkuar edhe nga Gjykata në Prizren, për shkak se i kishte dhënë ndihmë personit të arratisur.
Sipas burimeve të Gazetës Blic, pritet që ai t’i dorëzohet Gjykatës në Prizren.
Gjatë orëve të sotme të pasditës, ministri Memli Krasniqi u sulmua me vezë nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, mirëpo këta të fundit e pësuan nga truprojet e ministrit të Bujqësisë.