Zëvendës Ministri i Rendit Publik, Nikos Toskas përmes një deklarate ka bërë të ditur, se sulmuesi që mbante pasaporten siriane ka kaluar nëpër Greqi.
“Sulmuesi me pasaportë siriane që është gjetur në skenën e terrorizmit, ka njoftuar se ai ka kaluar nëpër Greqi me datën 3 tetor. Ai është identifikuar në bazë të rregullave të BE-së, siç është vendosur në Samitin për çështjen e refugjatëve,” ka thënë ai, transmeton Gazeta Blic.
Ai ka shtuar se nuk është në dijeni nëse pasaporta e tij është kontrolluar nga vendet tjera.
“Ne do të vazhdojmë përpjekjet për sigurinë e vendit tonë dhe të Europës, duke këmbëngulur që të raportojmë identifikimin e plotë të refugjatëve që kalojnë nëpër Greqi.”