Lajmet e fundit

“Supermenja” e LDK-së me tri poste shtetërore (Dokument)

Vjollca Dibra ka hiq më pak se tri poste shtetërore që i mban. Ajo i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe ka qenë kandidate për deputete në zgjedhjet e fundit nacionale, por që nuk ka arritur të bëhet pjesë e legjislativit, raporton Indeksonline.

Por as tash ajo s’ka mbetur hiq keq me pozita dhe të ardhura mujore.

Partia e saj është përkujdesur që ta sistematizoi Dibrën edhe atë në tri pozita.

Dibra është asambleiste e LDK-së në Komunën e Prishtinës, raporton Indeksonline.

Po ashtu Dibra është edhe këshilltare për media në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe ligjëruese në Universitetin e Prizrenit.

Me një përllogaritje të thjesht Dibra mund të ketë deri në 2 mijë euro të ardhura mujore nga pagat që i merr nga buxheti i shtetit.

Ndërsa papunësia është në kulm, ku Banka Botërore harton çdo vit numrin e të papunëve në Kosovë që dalin afër 50 për qind./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.