Lajmet e fundit

Surroi: Nga Pakoja e Ahtisaarit nuk buron asnjë detyrim për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe

 veton surrojShkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, njohës dhe i përfshirë thuaja në të gjitha proceset e udhëtimit të Kosovës deri në pavarësi, përmes një postimi në Facebook qartëson se nga Pakoja e Ahtisaarit nuk buron asnjë detyrim për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, siç po pohojnë arkitektët e kësaj shpikjeje.

Në postimin e tij ai shkruan:

Sa për sqarim, në cilësi të negociatorit kyç më 2005-2007: Kosova nuk ka asnjë dhe të vetmin obligim nga Pakoja e Ahtisaarit për të krijuar Bashkësi të komunave serbe.

Kosova i ka integruar të drejtat të komuniteteve jo-shumicë (të drejtave minoritare) në Kushtetutën e Republikës. Në këtë Kushtetutë , njëjtë, nuk ekziston kurrfarë obligimi për të krijuar Bashkësi të komunave serbe. Përkundrazi, çfarëdo Bashkësie e komunave serbe e prish strukturën bazë qeverisëse në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

( Përgjigje spekulimeve qeveritare apo pro-qeveritare se Kosova e ka për borxh krijimin e Bashkësisë së komunave serbe) – përfundon postimi.koha.net

Leave a Reply

Your email address will not be published.