Lajmet e fundit

Suzana Saliu paralajmëron luftë në Maqedoni

Hetimet i ka ndërrmar prokuroria e Bosnjës  dhe  meret vesh se i dyshuari ka bërë vetëvrasje në shtëpin e tij pasi e ka kryer ekzekutimin e dy ushtarëve të uniformuar në një bastore sportive.Jozyrtarisht mësohet se Enes Omeragic është vetëvrarë me një bombë që e ka aktivizuar ai.
Kryetari i i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hecrecegovinës Denis Zvizdic ka deklaruar se incidenti i fundit  ndaj ushtarëve është njëlloj sikur të qëllohet me armë dhe të vritet shteti.“ Këtë nuk mund askush që ta bëj, do të sanksionohet dhe askujt nuk do ti lejohet që të gjuan në drejtim të uniformës së ushtrisë dhe policisë për shkak se ata janë përfaqësues të shtetit. Shkalla e sigurisë në të gjitha agjencit e sigurisë është ngritur në nivelin më të lartë dhe do të vazhdoj lufta me qëllim që të asgjësohen ngjarjet të këtilla”, ka porositur Zvizdic .
Ndryshe ditë më parë Drejtoresha e Qendrës për Menaxhimin me Kriza, Suzana Saliu,  në emisionin 10 minuta ka deklaruar se pas ngjarjeve që tronditën Parisin, asnjë shtet s’është i sigurtë se nuk mund t’i ndodhë e njëjta. Por edhe rasti i Bosnjës ka tronditur Ballkanin për shkak se dy pjestar të forcave të ushtrisë së Bosnjës vriten në mënyrën më makabre.
Nga ana tjetër Saliu  ka deklaruar  se mekanizmat e aktivizuar për menaxhim me kriza, si: Komiteti Drejtues, Grupi për vlerësim, Qendra për Menaxhim me Kriza dhe Këshilli i Sigurimit, kanë votuar në mënyrë unanime masat, të cilat do të ndërmerren në rast nevoje.Bashkëpunimi mes institucioneve dhe të kësaj qendre  është korrekt dhe është krijuar Shtabi Kryesor ku janë të inkuadruar të gjitha institucionet relevante, tha ajo. Drejtoresha Saliu, në lidhje me përfshirjen e institucionit që drejton, në menaxhimin e krizës së refugjatëve, u përgjigj duke thënë se është ligji i Republikës së Maqedonisë ai që përcakton qartë se kjo qendër duhet të menaxhojë situata të tilla, si organ qendror./zhurnal.mk/

Leave a Reply

Your email address will not be published.