Fondacioni i Kosovës për Inovacione sot ka filluar një pilot projekt përmes të cilit po u ofron fëmijëve të shkollës një mundësi më të lehtë të mësimit të tabelës së shumëzimit.
“Është një pilot projekt ‘Tabela e shumëzimit në shkallët e shkollës fillore’ përmes të cilit po mundohemi që tu ndihmojmë nxënësve që sa më lehtë të mësojnë tabelën e shumëzmit.E kemi filluar këtu në Ferizaj dhe do ta vazhdojmë në Prishtinë,Shtime dhe Kaçanik. Besoj që kjo do të jetë një ndihmë për nxënësit e kësaj shkolle.” tha Bashkim Fazliu,themelues i këtij fondacioni.
Këtë e ka përshëndetur edhe drejtori i shkollës “Gjon Serreçi” Milazim Dërguti” i cili tha se veç shenjat e para të efektit po shihen tek fëmijët të cilët sukur po bëjne gara mes veti në leximin e tabelave./FerizajPress