Edita Tahiri thotë se sjelljet e Serbisë e kanë cenuar dialogun e Brukselit. Thotë se është BE-ja ajo që duhet ta adresojë këtë shqetësim.
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka mohuar mundësinë e ndërprerjes së dialogut me Serbinë në Bruksel.
Ajo ka thënë se , pavarësisht pengesave që Serbia ia bëri Kosovës për mospranim në UNESCO, dialogu për normalizim të marrëdhënieve duhet të vazhdojë.
Thirrjet për ndërprerjen e dialogut ministrja Tahiri për ‘Epokën e Re’ i ka cilësuar si zëra që nuk mendojnë thellë.
Sipas saj, ndërprerja e dialogut do ta dëmtonte Kosovën, Tahiri ka bërë me dije se, nëse Gjykata Kushtetuese vlerëson se marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe është antikushtetuese, atëherë ajo do të rinegociohet