Lajmet e fundit
Tahiri në Bruksel, bisedime për lirinë e lëvizjes, njohjen e diplomave, kadastrën…

Tahiri në Bruksel, bisedime për lirinë e lëvizjes, njohjen e diplomave, kadastrën…

Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, sot udhëton për Bruksel, për të marrë pjesë në raundin e radhës së bisedimeve me Beogradin me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimit të shërbimit qeveritar të informimit, fokusi i bisedimeve është vlerësimi i gjendjes në zbatimin e disa prej marrëveshjeve ku janë shënuar ngecje dhe zgjidhjet e mundshme, ndërsa temat kryesore do të jenë liria e lëvizjes, marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të diplomave universitare, kthimi i dokumenteve kadastrale dhe funksionimi i zyrave ndërlidhëse. Në takimin për çështjen e diplomave universitare do të marrë pjesë edhe ministri për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Arsim Bajrami.

“Në këto takime, Qeveria e Republikës së Kosovës do të paraqesë qëndrimet e saj për problemet e krijuara nga Serbia në zbatimin e marrëveshjeve në fjalë si dhe do të kërkojë përshpejtimin dhe zbatimin e plotë dhe cilësor të këtyre marrëveshjeve duke theksuar rolin e Bashkimit Evropian si mjaft të rëndësishëm për konsolidimin dhe progresin e këtij procesi.

Takimet do të mbahen me 28 dhe 29 shtator 2015. Për secilën nga temat që do të bisedohen, opinioni do të njoftohet për rrjedhat dhe rezultatet e bisedimeve”, thuhet në komunikatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.