Lajmet e fundit

Tahiri: Opozita me agjendë politike, jo pakënaqësi me marrëveshjet

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka vlerësuar se kriza politike është duke e dëmtuar imazhin e Republikës së Kosovës.

Ajo ka thënë se bllokada po ndikon edhe në procesin e liberalizimit të vizave si dhe në aspektin ekonomik, përkatësisht tek investitorët e huaj.

Sipas, Tahirit, tashmë opozita e ka humbur arsyen, pasi më shumë ka agjenda politike sesa që ka pakënaqësi me asociacionin dhe demarkacionin.

Ajo ka deklaruar se opozitarët tash duhet të veprojnë në mënyrë demokratike dhe në bazë të mandatit që kanë marrë si përfaqësues të popullit.

Tahiri për ‘Epokën e Re’ ka thënë se pozita dhe opozita duhet të ulen, të bisedojnë dhe të dalin me një konkluzion i cili mundëson për zhbllokimin e situatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.