Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Besnik Tahiri, prezantoi programin për arsimin në Komunën e Prishtinës.
Tahiri në hapje të diskutimit programin për arsim theksoi se ky plan bazohet në konsultat që janë bërë me grupe të ekspertëve e që më pastaj ka kaluar një proces rafinimi dhe analizës nga ekipi për arsim për të sjellë një vizion që bazohen në nevojat për edukim inovativ dhe cilësorë.
Departamenti i Arsimit theksoi se Drejtorati i Arsimit në Komunën e Prishtinës duhet të kaloj përtej detyrave rutinë.
Sipas tyre, dokumenti sjell në esencë, planifikim adekuat për t’ju dhënë përgjigjeje problemeve që ka niveli i arsimit parauniversitar në Prishtinë, gjegjësisht programi parasheh tri çështje, gjithpërfshirjen, depolitizimin dhe sigurinë.