Lajmet e fundit
Tahiri: Po ofrojmë zgjidhje konkrete për parkingje

Tahiri: Po ofrojmë zgjidhje konkrete për parkingje

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Besnik Tahiri, vazhdojë prezantimin e projekteve kapitale, më konkretisht ai prezantojë projektin e detajuar për parkingje në platonë “Adem Jashari”.

Tahiri, duke u ndërlidhur me prezantimin e “Kontratës për Ndryshim”,programit të detajuar për secilën lagje dhe projekteve konkrete të investimeve kapitale theksoi se: po i afrohem qytetarit me një ofertë tejet serioze që buron nga vetë ata dhe problemet që ata ballafaqohen çdo ditë.

Ky projekt i jep zgjidhje një pjese të madhe të parkingjeve në qytet, fillimisht me kapacitet 500 vende me 3 etazhe nëntokësore,duke e kthyer këtë plato në një hapësirë maksimalisht të shfrytëzueshme dhe estetike.

Në vazhdim duke prezantuar projektin e detajuar për parkingje së bashku me ekipin e departamenti të urbanizmit, ai shtoi se ne kemi dizajnuar një “Udhërrëfyes” i cili ngërthen parimet themelore dhe teknike të cilat janë përcjell me një skanim të gjendjes në lidhje me urbanizmin dhe infrastrukturën.

Parimet dhe gjetjet nga terreni kanë rezultuar më dizajnimin e një politik-bërje të hollësishme por dhe të zbatueshme përkitazi me rregullim e gjendjes ekzistuese, e cila do të pasohet me një Plan Afat-Mesëm Veprimi me qëllim intervenimin, sanimin, restituimin, dhe rregullimin e kësaj gjendje kaotike.

Ne do të stimulojmë bashkëpunimin ndërmjet sektorit të ndërtimit, institucionet qendrore, komunës dhe agjencioneve zhvillimore, me qellim që çdo ndërtim i ri të respektojë kushtet dhe kriteret e një zhvillimi afatgjatë të Prishtinës, si dhe planet urbanistike.

Tahiri theksoi se angazhohem në garantimin dhe respektimi i normave teknike dhe kritereve në ndërtimet e reja, hartimin e planeve urbanistike në lokalitete e banuara e në veçanti qytetin e Prishtinës.

Po ashtu sigurojë se do të ndërtojmë procedura të përshpejtuara për pajisje me leje ndërtimi duke eliminuar mundësitë e praktikave korruptive, legalizimin e të gjitha objekteve që nuk bien ndesh me planin urbanistik dhe atë zhvillimor urban, dizajnimin e harmonizuar dhe unik të elementeve urbanistike që lehtësojnë jetën e banorëve të kryeqytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.