Lajmet e fundit

Tahiri: Sjelljet e Serbisë e kanë cenuar dialogun

Edita Tahiri thotë se sjelljet e Serbisë e kanë cenuar dialogun e Brukselit. Thotë se është BE’ja ajo që duhet ta adresojë këtë shqetësim.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka mohuar mundësinë e ndërprerjes së dialogut me Serbinë në Bruksel. Ajo ka thënë se , pavarësisht pengesave që Serbia ia bëri Kosovës për mospranim në UNESCO, dialogu për normalizim të marrëdhënieve duhet të vazhdojë.

Thirrjet për ndërprerjen e dialogut ministrja Tahiri për ‘Epokën e Re’ i ka cilësuar si zëra që nuk mendojnë thellë.

Sipas saj, ndërprerja e dialogut do ta dëmtonte Kosovën, Tahiri ka bërë me dije se, nëse Gjykata Kushtetuese vlerëson se marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe është antikushtetuese, atëherë ajo do të rinegociohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.