Ura e Ibrit ka qenë një nga problemet më të mëdha në vend, pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Problemi i Urës është biseduar në Bruksel sepse dukej më e arsyeshme që ndërmjetësues të jetë Bashkimi Evropian, për ta hequr barrikadën.
“Revitalizimi pritet të përfundoj në qershor të vitit të ardhshëm, dhe atëherë bëhet lëvizje e lirë mbi urë”, kështu është shprehur Edita Tahiri në emisionin “Euro Tribuna” në televizionin “Tribuna Channel”.