Lajmet e fundit
Tahiri: Urgjente vendosja e sigurisë në blloqet banesore

Tahiri: Urgjente vendosja e sigurisë në blloqet banesore

Kandidati i AAK-së për Prishtinën Besnik Tahiri, prezantoi planin e detajuar për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e blloqeve banesor që përfshinë: fasadimin, rregullimin dhe mirëmbajtjen e hyrjeve të banesave, rregullimin e ndriçimit dhe mbi të gjitha vendosjen e sigurisë.
Besnik Tahiri theksoi investimit në rregullimin e hyrjeve të objekteve shumë-banesore, ngrit sigurinë për banorët dhe eviton qasjen në ndërtesë të individëve tjerë duke vendos në hyrje censor të kartela elektronike. Investimi në sistemin e ndriçimit të hyrjeve dhe shkallëve (hapësirave të përbashkëta) duke vendos poqa elektrik LED që kanë kosto të ulët të mirëmbajtjes dhe efecientë.
Investimi në kamera që vëzhgojnë 24h në hyrje të objektit, në ashensorë dhe në korridorin e hyrjes. Investimi në riparimin e xhamave të thyer përgjatë korridoreve dhe hapësirave të përbashkëta në secilin kat të ndërtesës. Këto investime (rreth 3000 euro) për njësi ndikojnë në ngritjen e sigurisë për banorët, mirëmbajtje më të letë dhe rritje të pastërtisë në korridoret dhe hapësirat e përbashkëta të banorëve në objektet shumë-banesore.
Gjendja ekzistuese në objektet shumë-banesore tregon se kemi mungesë ndriçimi të shkallëve dhe hyrjeve, mungesë pastërtie dhe mirëmbajtje, krijohen mbeturina nga broshura/flyer që dërgohen si reklama nga kompanitë e ndryshme dhe mbi të gjitha mungon siguria njerëzore.
Një partneritet publiko privat mund të zgjidhë përgjithmonë këtë problem. Kompani të specializuara në marketing dhe indoor-advertising, pjesëmarrja e banorëve dhe komuna e Prishtinës mund të arrihet marrëveshja që këtyre kompanive ti epet hapësira për reklama në fasada të banesave dhe hapësira të brendshme në korridore të banesave për vendosjen e flyer dhe broshura në mënyrë që krejt ky investim të ketë kosto “Zero” për Komunën e Prishtinës.
Kandidati Tahiri në prezantimin e tij theksoi se për ofrimin e shërbimeve publike, duhet t’i kushtohet vëmendje intervenimeve, por edhe duhet të funksionalizohen një numër i mekanizmave të rëndësishme të rritjes së përgjegjshmërisë së vendimmarrjes, menaxhmentit dhe anës operacionale në mënyrë që të jemi në gjendje të përmirësojnë në mënyrë të duhur produktivitetin e shërbimeve komunale sikurse: ndërtimi dhe mirëmbajtja e trotuareve, banesave kolektive dhe zonave të gjelbëruara dhe parkingjeve, parqeve të qytetit dhe nevojave tjera që ndërlidhen drejtpërsëdrejti me kërkesat e qytetarëve.
Shërbimet efikase, cilësore dhe të qëndrueshme komunale janë treguesi më i mirë i zhvillimit, i qeverisës së përgjegjshme, i kulturës së bashkëpunimit mes hisedarëve, dhe i pëlqimit apo kundërshtimit të qeverisës nga ana e qytetarëve. Në shfaqjen e shqetësimeve dhe ankesave për ne qytetarët dhe gjithnë kanë të drejtë. Andaj shërbimet komunale duhet pasur si fokus qytetarin dhe jetën e tij.
Tahiri tutje theksoi se është tejet e nevojshme mbrojtja e sigurisë njerëzore, ku ne do të angazhohemi në vendosjen e praktika të reja të bashkëpunimit me komunitet dhe organe me qëllim rritjen e sigurisë individuale dhe kolektive, me theks grupmoshat e reja, të moshuara dhe grupet tjera potencialisht të rrezikuara, investimi në hapësirat publike dhe kolektive për të mundësuar siguri maksimale, përfshirë këtu edhe inspektimin e rregullt të këtyre hapësirave dhe identifikimi dhe trajtimi sistematik i problemeve akute si dhe sfidave të mprehta me qëllim krijimin e kushteve plotësisht të sigurta për jetë dhe veprim në komunitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.