Edita Tahiri gjatë emisionit “Euro Tribuna” ka folur edhe për marrëveshjet e arritura, ku ka thënë për këtë janë kontribuues institucionet duke përfshirë edhe qytetarët e Kosovës.
“Arritja e këtyre marrëveshjeve është proces kompleks ku kanë marrë pjesë gjithë qytetarët e Kosovës si dhe institucionet, pra të gjithë janë kontribuues”, deklaroi Tahiri.
Ajo tha se rruga deri këtu nuk ka qenë e lehtë mirëpo, por sipas saj, Kosova ka dëshmuar që mund të ia dalë.
“Kosova ka qenë bashkëpunuese në gjithë sferat e BE-së dhe pritet që qytetarët në pranverë të lëvizin lirshëm”, ka thënë Tahiri.