Kryeministri Thaçi dhe ai serb, Ivica Daçiç do të takohen ditën e enjte në Bruksel ku në qendër të bisedimeve do të jetë përshpejtimi i procesit të implementimit të marrëveshjeve të arritura deri më tani mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Më datë 5 do të ndodhë takimi tjetër në Bruksel për të përshpejtuar procesin e zbatimit të marrëveshjeve të arrituara për funksionimin e Policisë së Kosovës në gjithë territorin e vendit, instalimin e sistemit të drejtësisë sipas legjislacionit kosovar edhe në veri të vendit”, deklaroi Thaçi në mbledhjen e qeverisë një ditë më parë.
Ndërkohë, takimi është njoftuar edhe nga Përfaqësuesja për Politikë të Jashtme e BE-së, Catherine Ashton, në një komunikatë ku vlerësohej edhe procesi zgjedhor i 1 dhjetorit.
Ndërkohë një komunikatë për shtyp nga qeveria e Kosovës thuhej se takimet ndërmjet grupeve të punës të të dy delegacioneve kanë filluar takimet paraditen e së martës. Sipas burimit, në axhendë, përveç bashkësisë së komunave serbe është edhe zbatimi i marrëveshjes për doganat. Delegacionin e Prishtinës edhe këtë herë e përfaqëson zëvendëskryeministrja Edita Tahiri.
Takimi i së enjtes me Thaçit dhe Daçiç do të jetë i pari që pas zhvillimit të zgjedhjeve vendore në Kosovë.