Në këto çaste në selinë e AAK-së është duke u mbajtur një takim i liderëve të tri partive opozitare, Vetëvendosjes, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën.
Në njoftimin e lëshuar nga AAK, thuhet se “ata janë duke biseduar rreth harmonizimit të qëndrimeve për veprimet që do të marrin menjëherë pas Vitit të Ri, në raport me Qeverinë e Kosovës dhe përgjegjësitë e saj për marrëveshjet antikushtetuese që ka nënshkruar”.
“Opozita beson se qeveria aktuale nuk ka më kredibilitet ta drejtojë vendin”, thuhet në njoftim.