Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali ka reaguar pak kohë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me marrëveshjen për Asocacion, duke e përmendur një deklaratë të mëherëshme të Kryeministrit Isa Mustafa, për të cilin thotë se duhet të jep dorëheqej, transmeton gazetablic.com
Më poshtë mund ta lexoni, atë çka ka thënë Driton Tali:
Sikurse të kishte pak ftyrë aMkadamik Isa Mustafa sot do të jepte dorëheqje të parevokueshme.
Veç le ta rikujton statusin të cilin e pati shkruar me 26 Gusht, ku në mes tjerave pati shkretu me:
“Ne nuk duhet të frikësohemi nga të drejtat që ua japim të tjerëve… Kjo nuk duhet t’i pengoj askujt, sepse ne e kemi përjetuar vet sa rëndë është kur dikush ta mohon të drejtën të mësosh fëmijet e tu e të shërohesh ashtu siç ti dëshiron…”
Me këtë status, aMkademik Isa Mustafa, me qëllim që ta arsyetonte nënshkrimin për Zajednicën, pozitën e serbëve në Republikën e Kosovës (të shumtën e kohës e udhëhequr nga partia e tij) e pati barazuar me pozitën e shqiptarëve në kohën e apartejdit millosheviqian!
Për mos t’i përmend edhe budallëqet tjera që i thanë ndërkohë sidomos Kabineti i tij por edhe Qeveria në përgjithësi.