Lajmet e fundit

Tali: Vetëm dorëheqja e Isa Mustafës, e qetëson vendin (Video)

“Qeveritaret tanë si duket nuk e kane kuptue mirë termin Asociacion ne gjuhën angleze, e nuk kane dijte çka janë tue nënshkrue”, thote i ftuemi në emisionin Rrokum Roll të Televizionit Rrokum, Driton Tali, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës.

“Simbas tekstit të marrëveshjes, del se ky Asociacion ka me pasë kompetenca egzekutive, sepse fjala ‘overview’ del me ma shumë kuptime, dhe fjala “overview’ asht fjala kyqe e kësaj marrëveshje”, vleresoi Tali.

“Papagajt e Qeverise nuk po dijne ma qysh me arsyetue ‘Zajednicen’, sepse kjo marreveshje nuk asht e mire per Kosoven dhe nji nga alternativat e qetesimit te vendit asht doreheqja e kryeministrit Mustafa”, tha Tali.

Per situaten ne Kosovë Tali tha se ka kesi raste n’Europë dhe komisioni mundet me zgjedhe nji qeveri tjeter.

Pa marre parasysh se çka kemi me ba na, Serbia neve nuk ka me na lane rahat, e kjo per interesa te partive te ndryshme qe vijnë ne qeveri te Serbise.

 

https://www.youtube.com/watch?v=wbhUnoaBI1Y

Leave a Reply

Your email address will not be published.