Lajmet e fundit

Tani,çështë kjo që po ndodhë me ne,mu në këto momente më të vështira për Kosovën?!

Autor : Ragip Guraziu

Letër e hapur për të gjithë ata që marrin vesh SHQIP

Kush jeni more ju që nuk merrni vesh SHQIP?! Kush jeni ju që në momentet ma delikate për Kosovën po e vëni gacën në prush?! Kush jeni ju që po e përdhunoni votën e qytetarëve të shetit të Kosovës?! Kush jeni ju,pozita e opozita,luftetarët e komandantët,e UçK,së,të shpërndar tani në pozitë e opozitë?! ç’ishte ky tymë në Kuvend?! Kush jeni ju dhe a dini shqip,se askush nuk ka të drejten e bllokimit të Kuvendit dhe institucioneve tjera,qofshin ata pozites e opozitës,sepse për këtë nuk e keni votën e popullit?! Votën e keni me e zhvillue shtetin e juaj dhe t’onin jo me e bllokuar?!

Bollë më ka vuajtur Kosova,shifrat e luftës së fundit…1998/99

Nga kjo shifër,nga Janari e deri më 12 qershor 1999 janë vrarë ose evidentuar të zhdukur 1 396 fëmijë,nën moshën 18-vjeçare,apo më tepër se 11 për qind e viktimave të përgjithshme të të vrarëve në Kosovë.Që do të thotë se kjo dhumë e fëmijëve është më tragjikja në historinë e re të Evropës.

Në rast se i ju referohemi statistikave të Agjensisë SHtetërore e Arkivave të Kosovës, pas përfundimit të luftës në Kosovë,vijnë shifrat zyrtare mbi pasojat e këtij konflikti të përgjakshëm.

Për drejtorin e Arkivave kosovarë, grumbullimi i të dhënave mbi vrasjet, dhunimet, shkatërrimet, depërtimet, nuk ka qenë i thjeshtë. Sipas tij, puna për grumbullimin e të dhënave është bërë në grup, me bashkëpunëtorë nga treva të ndryshme dhe me vizita pothuaj në çdo vendbanim të Kosovës. “Qëllimi themelor i botimit të këtyre librave është prezantimi i fakteve, që paraqesin dokumentacionin për krimet e Serbisë në Kosovë ndaj popullatës kosovare e posaçërisht ndaj fëmijëve gjatë viteve 1998-1999. Politika antishqiptare e serbëve është manifestuar me shekuj, me programe gjenocidale, duke filluar që nga Naçertania e Garashaninit, më 1844, e deri te programi “Patkoi”, më 1999, me synim zbrazjen e tokave nga popullsia shqiptare dhe serbizimin e tyre. Kjo luftë u zbatua nga formacionet ushtarako-policore dhe paramilitare serbe, të cilët vranë, masakruan, zhdukën, dhunuan, dëbuan dhe deportuan popullsinë civile shqiptare, i plaçkitën, dogjën dhe rrënuan shtëpitë, objektet fetare, shkollore, kulturore, ekonomike, e të tjera, si dhe vendbanime të tëra shqiptare, me synim spastrimin etnik”, tha Osmani, raporton gazeta Panorama. Ai shtoi se publikimi i këtyre shifrave është një detyrim ndaj viktimave dhe familjarëve të tyre. Sipas dr. Osmanit, opinioni ndërkombëtar ende është shumë pak i informuar mbi krimet gjenocidale që janë ushtruar mbi popullsinë e Kosovës. “Regjistri i fëmijëve të vrarë, të pafajshëm dhe të paaftë për vetëmbrojtje është gati i pabesueshëm. Nga janari deri më 12 qershor 1999 janë vrarë ose evidentohen të zhdukur 1 396 fëmijë, nën moshën 18-vjeçare, apo më tepër se 11 për qind e viktimave të përgjithshme të të vrarëve në Kosovë. Kjo statistikë për dhunën mbi fëmijët është më tragjikja në historinë e re të Evropës”, tha ai. Sipas të dhënave të grumbulluara, në Kosovë nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 ka pasur 12 843 viktima të nacionalitetit shqiptar, prej tyre 1 741 femra, ndërsa në altarin e lirisë kanë rënë 2 261 dëshmorë, në mesin e tyre 68 dëshmorë e martirë nga Shqipëria. Veç vrasjeve, janë shkatërruar më se 188 mijë objekte banimi, janë dëbuar nga Kosova më se 1 milion banorë.

Bilanci i luftës në Kosovë, përfshin krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999: Vrasjet, masakrimet; dëbimi i popullatës shqiptare nga Kosova; varrezat masive; vrasjet e të rinjve, femrave, pleqve, fëmijëve, intelektualëve, etj.; dhunimet e femrave; rrëmbimi i të rinjve dhe të tjerëve, dërgimi dhe vrasja në Serbi; helmimet; rrënimi i objekteve të banimit, objekteve ndihmëse, objekteve ekonomike, arsimore, kulturore, fetare etj.; shkatërrimet e shtëpive dhe objekteve të tjera. Shtëpi të shkatërruara – dëmtuara të popullatës shqiptare – 100.589; shkolla të shkatërruara – të dëmtuara me dokumentacion – 358; zyra të vendit – 71; shtëpi kulture – 30; biblioteka publike dhe shkollore – 93; objekte shëndetësore – 123; objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe) – 215; kisha katolike – 5; objekte ndihmëse – përcjellëse – 88.101. Pasojat e luftës ishin: okupimi klasik i Kosovës; sjellja e forcave të mëdha ushtarake në Kosovë; masakra të mëdha; vrasje e organizuar, madje edhe të familjeve të tëra. Periudha janar 1998 – 12 qershor 1999: janë vrarë 11.840 persona nga Kosova; 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç; 296 fëmijë deri në 5 vjeç; 1739 femra; 1882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare; 1450 banorë ende janë të pagjetur; janë dhunuar 20.400 femra shqiptare. Sipas të dhënave të UNCHR, në fillim të qershorit 1999, janë dëbuar nga Kosova rreth 1 milion banorë; 443.300 ishin vendosur në Shqipëri; 247.800 në Maqedoni; 69.300 në Mal të Zi; 21.700 në Bosnjë-Hercegovinë, gjithsej 782.100. Në vendet e tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475 refugjatë, duke përfshirë 13.639 në Gjermani; 7.581 në Turqi; 5.829 në Itali; 5.730 në SHBA; pastaj në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Zvicër, Izrael etj.

Në Kosovë ka ndodhur gjenocidi

Në raportin për Kosovën,”Human Rigst Watch” dëshmon “për krime lufte kundër njerëzimit”në Kosovë.Janë disa momente të cilat nuk mund të anashkalohen me rastin e bërjes publike të këtij raporti. Nuk mund të ketë dy bindje për një të vërtetë.Kriteri i së vërtetës nënkupton vlerësimin,pra gjykimin për të kontrolluar vërtetësinë ose gënjeshtrën e një pohimi,hipoteze,teorie ose parimi.E vërteta thotë se “në emër të stabiliteti rajonal”,Bashkësia Ndërkombëtare ka toleruar shkelje të rënda të të drejtave të shqiptarëve në Kosovë.Epilogu dihet”:në Kosovë u zhvilluan proceset me antipode “kundruall njerëzimit”;u zhvilluan aktet më dehumanizuese “që atakuan ekzistencën e njerëzve”;u përligjën masat “të cilat atakuan zhvillimin arsimor dhe shpirtëror të shqiptarve”;u nxorrën akte “që synuan shtypjen e vullnetit shoqëroro-politik dhe demokratik të shumicës dominuese shqiptare të popullsisë së Kosovës”.Nuk e di pse ngurrojmë që çdo dukuri ta quajmë me emrin e vetë të vërtetë?Është thënë me të drejtë se ekzistojnë, së paku, pesë vështirësi gjatë shkrimit të së vërtetës.E para,”ai që dëshiron të luftojë gënjeshtrën,duhet të ketë guximin ta shkruaj të vërtetën”.E dyta,”mençurinë për ta dalluar atë”.E treta,”artin për ta bërë të përdorshme atë”.E katërta,”zgjedhjen e vërtetë të saj”.E pesta,”zotësinë për ta shpërndarë të vërtetën”.Në Kosovë ka ndodhur dhuna dhe terrori shtetëror e politik serb me përmasa të gjenocidit.Kjo dukuri nuk është e re.Po qe se do t’i bënim një vështrim sado të shkurtër “historikut të krimit dhe të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve”,do të mund të identifikonim “lashtësinë e tyre si dhe gjeneratorët e aktit të krimit gjenocidal,që kanë marrë fuqi që nga ‘Naçertania’e 1844-shit”.Nga kumtesa ime e paraqitur në Sesionin Shkencor të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës mbi “Gjenocidin e pushtetit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë gjatë viteve të nëntëdhjeta”,të mbajtur më 29 qershor 2000, në Prishtinë,pata tërheq vëmendjen në këto tri komponente.Kompenenta e parë mbështetej në empirinë politike e cila “tregon se në raste më të shumta se motivi më cytës i pushtetit gjenocidial është lakmia për toka dhe synimi i
ndryshimit të strukturës demografike të rajoneve me shumicë etnike tjetër nga qenia etnike e pushtetit”. Kompenenta tjetër e vështrimit nisej nga e vërteta se asnjë individ dhe asnjë formacion politik serb,me asnjë deklaratë dhe në asnjë mënyrë,nuk është distancuar nga veprimet e pushtetit serb në Kosovë në vitet e nëntëdhjeta.Më në fund,komponenta e tretë nisëse e shqyrtimit ishte se ai përqëndrohet në periudhën më të re dhe pretendon të dëshmojë në mënyrë të pakontestueshme, pasojat e zbatimit të akteve gjenocidale të pushtetit serb në Kosovë,veçanërisht ç’prej se u rrënua,në mënyrë jokushtetuese, autonomia e saj.Pushteti serb historikisht kishte synim për të asgjësuar “çdo gjë shqiptare”në Kosovë.Në të vërtetë,”krimi dhe gjenocidi i planifikuar,i përgaditur ‘shkencërisht’ dhe i zbatuar profesionalisht e institucionalisht”,ka filluar të zbatohet në Kosovë sistematikisht pas Luftës së Parë Botërore për të arritur kulmin në regjimin serb të Sllobodan Millosheviçit.Së këndejmi,”promovimi i gjuhës së urrejtjes ndaj popullit shqiptar”, veçanërisht gjatë viteve të tridhjetë e të nëntëdhjetë të shekullit të kaluar,nuk mund të shpiente tjetër veçse në mohimin e së drejtës për ekzistencë të shqiptarëve.Dëshiroj të vë në dukje, më këtë rast, se nxitja, përgaditja, po sikurse edhe pjesëmarrja në gjenocid dhe fshehja e përgaditjes së tij, janë akte që i përkasin gjenocidit (Shih për këtë Konventën për Pengimin dhe Dënimin për Krimin e Gjenocidit të vitit 1948).Këto akte janë të dënueshme dhe i përkasin grupit të akteve”delictum uris gentium”.Ç’është e vërteta, nxitja publike e akteve të urrejtjes dhe të armiqësisë,dhuna shtetërore ndaj shqiptarëve”përbëjnë një tërësi aktesh të ndërlidhura të cilat tregojnë karakterin ciklik të gjenocidit të ushtruar ndaj shqiptarëve”. Në përpjekjet për të minimizuar faktorin shqiptar dhe për të maksimalizuar faktorin serb që, së paku,nuk paraqesin “formulën e gjetur për Kosovën” ka, në fakt, angazhime për “imponime të ndërrimit të roleve” ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve dhe “të prezantimit”të serbëve si “viktima”,përkundër gjithë asaj që kanë përjetuar shqiptarët.Në vend se “të sulmojnë”,shqiptarët “detyrohen“ të kthehen “në mbrojtje”, ndërsa serbët, në vend se “të mbrohen”,po “stimulohen “që “të sulmojnë”.Liria për ata që kanë vrarë është ofendim për kujtimin e të vdekurëve.Kriminelët serbë,jo vetëm që mbahen të lirë,por mbajnë poste të larta ushtarake e policore,e Bashkësia Ndërkombëtare pohon se në Sërbi “ndodhi demokracia!”.Dakord me sugjerimin që “të shikohet përpara “, ”nga e ardhmja”,por jo edhe me rekomandimin që shqiptarët “të harrojnë të kaluarën”.Plagët tek shqiptarët janë ende të freskëta sa që “pajtimet pa kusht”janë të pamundshme.Bashkësia Ndërkombëtare nuk ka të drejtë që të kërkojë prej shqiptarëve “që të falin gjërat që nuk mund të harrohen”.Problemi me ata për të cilët “nuk ka gjurmë“ bëhet gjithnjë e më i theksuar,për shkak të shantazheve që bën “pala serbe”për kërkimin e “të vetëve“,për “të barazuar rezultat” ose për ta paraqitur gjendjen në raport ”një me një“ ose “një për një”
Autori është gazetar-analist i pavarur

Leave a Reply

Your email address will not be published.