Dymbëdhjetë mësimdhënës të Fakultetit të Mjekësisë, që disa prej tyre janë edhe drejtues të Klinikave në QKUK, kanë kërkuar nga rektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu që t’ua qes pagat e tyre për kohën sa ata kanë ligjëruar. Gazeta Blic ka arritur që ta siguroj kërkesën e nënshkruar nga këta 12 profesorë, të cilët kanë thënë se rektori i UP-së, në mënyrë arbitrare ua ka ndërprerë kontratat.
Këta mësimdhënës kanë theksuar se nga nëntori i vitit të kaluar nuk e kanë marrë as edhe një cent për punën e tyre që e kanë bërë si mësimdhënës në Fakultetin e Mjekësisë.
Sipas këtyre dokumenteve , këta profesorë theksojnë se Inspektorati i Punës dhe Gjykata ka dalë në favor të tyre. Ata theksojnë se nëse rektori nuk do t’ua qes atyre pagat, atëherë ata detyrohen që këto para t’i nxjerrin përmes përmbaruesve privat, ku humbjen më të madhe sipas tyre do ta pësoj UP-ja.
Në vazhdim Gazeta Blic do t’jua sjell të plotë kërkesën e këtyre profesorëve: