Kandidatja e opozitës në zgjedhjet presidenciale në Taxhikistan, Oinihol Bobonazarova, ia ka thënë Radios Evropa e Lirë, se tërhiqet nga gara e 6 nëntorit, duke thënë se arsyet e dorëheqjes do t’i bëjë publike më vonë.
Ajo mbështetej nga partia më e madhe opozitare në vend, Partia e Rilindjes, dhe koalicioni i Partisë Socialdemokrate dhe figurave të tjera të njohura në Taxhikistan.
Muajin e kaluar, Bobonazarova ishte ankuar se policia kishte ndërhyrë në fushatën e saj.