Lajmet e fundit

Të dënuarit e Speciales nuk do të vuajnë burgun në Holandë

Pa viza, por në pranga, do të udhëtojnë për në Holandë kosovarët që arrestohen nën akuzën e mbështetur në hetimet e zhvilluara përkitazi me pretendimet që janë publikuar në raportin e Këshillit të Evropës, autor i të cilit është senatori Dick Marty.

Në Holandë nuk do ta vuajnë dënimin, nëse shpallen fajtorë.

Mbështetur në draftin e marrëveshjes së dakorduar ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Holandës, një kopje të së cilës e ka siguruar edhe “Koha Ditore”, dënimi me burg do të kryhet në një prej shteteve të përcaktuara prej Institucionit Gjyqësor të Specializuar të Rilokuar të Kosovës (IGjSRK), term referencë për selinë e Gjykatës Speciale jashtë Kosovës.

“Dënimi me burgim nuk do të kryhet në shtetin nikoqir”, thuhet në Draftmarrëveshjen që shtet nikoqir e përcakton Holandën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.