Lajmet e fundit
të gatshëm “Plisat” për sfidën Shqipëri-Serbi, premtojnë përkrahje të fuqishme (VIDEO)

të gatshëm “Plisat” për sfidën Shqipëri-Serbi, premtojnë përkrahje të fuqishme (VIDEO)

Pak ditë na ndajnë nga ndeshja e madh dhe tejet e rëndësishme ndërmjet Kombëtares shqiptare dhe Serbisë.

Me 8 tetor, gjitha rrugët çojnë drejt “Elbasan Arenas”, ku do të përballen Shqipëria dhe Serbia, në një ndeshjen jashtëzakonisht të rëndësishme, sidomos për kuqezinjtë të cilët kurrë nuk kanë qenë më afër për të prekur ëndrrën shqiptare, kualifikimin në Kampionatin Evropian.

Tashmë në çdo vend ku flitet dhe frymohet shqip, flitet për sfidën e 8 tetorit, ku “Elbasan Arena” pritet të jetë e veshur kuqezi si asnjëherë më parë.

Tifozët shqiptare nga gjitha viset shqiptare, sikurse në gjitha takimet e kaluar, në duel me serbët pritet të jenë krah i fuqishëm i të përzgjedhurve të Gianni De Basit, të cilët në këtë ndeshje hyjnë me opsionin e vetëm, fitoren, sepse vetëm më pikët e plota mund të jemi shumë afër “Francë 2018”.

Tifozët prishtinas “Plisat” janë ndër tifo-grupet më të fuqishme të kombëtares sonë. Kreu i “Plisave”, Albert Kastrati në një bisedë për KosovaPress, ka thënë se janë duke shkuar mjaft mirë përgatitjet e ‘Plisave’ për sfidën Shqipëri-Serbi. Ai tha se kësaj radhe numri i“Plisave” në ‘Elbasan Arena’, do të jetë më i vogël, për shkak të rëndësisë së ndeshje dhe numrit të vogël të biletave.

“Përgatitjet janë duke shkuar shumë mirë, besoj se shumë shpejtë do t’i marrim edhe biletat. Na kanë premtuar se do të na japin biletat, kështu që ne jemi përgatitur sikur më parë. Është e vërtetë se do të ketë më pak bileta, sepse është ndeshjë pak më e rëndësishme dhe nuk bën më ba probleme. Edhe ne kemi pranuar që të kemi me pak bileta, por e rëndësishme është që ‘Plisat’ të jenë në stadium”, ka thënë Kastrati.

Ai thotë se “Plisat” do të përkrahin si asnjë herë më parë kombëtaren tonë, edhe pse sipas tij, nuk do të ketë ndonjë koreografi të veçantë për ballafaqimin me Serbinë. I pari i tifozëve prishtinas thekson se “Plisat” kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë përkrah Kombëtares shqiptare.

“Jo nuk kemi bërë ndonjë koreografi, sepse është ndeshjë shumë e rëndësishme dhe është një kontroll tejet i madh i policisë së shtetit, kështu që nuk kemi marr obligimet që të bëjmë, sepse janë rregullat strikt dhe besoj se kombëtares sonë i duhet vetëm përkrahja, përkrahje sa më shumë për të fituar. ‘Plisat’ kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë në përkrahje të kombëtares”, ka theksuar Kastrati.

Ndryshe, edhe grupet tjera të tifozëve shqiptare, kanë paralajmëruar se janë gati dhe fuqishëm do të mbështesin Shqipërinë në përballje me Serbinë, edhe pse numri i biletave këtë herë më reduktuar se ndeshjet e kaluar. /KosovaPress/

Leave a Reply

Your email address will not be published.