Lajmet e fundit

Të gjitha qeveritë vazhduan trendin e punësimeve të militantëve partiakë (Video)

Nga paslufta, të gjitha partitë që e morën pushtetin për ta drejtuar ekzekutivin, një prej synimeve kryesore kishin mbushjen e bordeve si të ndërmarrjeve publike, ashtu edhe të agjencive me militantët e tyre politikë.

Njëjtë veproi edhe qeverisja e tanishme, raporton KTV.

U deshën muaj të tërë derisa u morën vesh se kënd, ku do ta rehatonin nëpër borde. Rasti më i freskët është ai i AKP-së.
Një prej agjencive më të rëndësishme, nga e cila madje përfiton edhe buxheti i vendit prej procesit të likuidimit u bë edhe pikë problematike mes koalicionit qeveritar.
Shoqëria Civile vlerëson se qeveritë e njëpasnjëshme kanë shkelur ligjet me dy këmbë. Dardan Abazi nga INDEP-i thotë t’u jenë drejtuar edhe instancave ndërkombëtare për këto shkelje.
Nga ana tjetër, profesori i ekonomisë, Musa Limani akuzon të gjithë spektrin politik se i kanë shkatërruar, si ndërmarrjet publike ashtu edhe agjencitë. Limani thotë se për shkak të interesave të ngushtë politikë, shumë ekspertë të fushave të ndryshme janë larguar nga Kosova dhe po korrin suksese nëpër vende të ndryshme të botës.
Organizata të tjera të shoqërisë civile kanë gjetur se përpos emërimeve politike, qeveria ua ka fshehur edhe CV-të e tyre, duke mos pranuar në asnjë mënyrë që t’i bëjë ato publike, pavarësisht se një gjë të tillë nuk e ndalojnë ligjet në fuqi.

Kronika e plotë e KTV’së- VIDEO.

Leave a Reply

Your email address will not be published.