Kryeministri Isa Mustafa në mbledhjen e qeverisë që është duke u mbajtur ka thënë se të hënën do të mbahet një takim i brendshëm për vizat me gjithë kabinetin qeveritarë.
“Jemi duke biseduar me të gjithë zyrtarët e lartë, duhet të sqarohet se kemi përmbushur të gjitha kriteret” kanë thënë Mustafa, njofton Klan Kosova.
Mustafa më tutje ka thënë se duhet ta dinamizohet puna e Qeverisë së Kosovës.
“Duhet ta dinamizojmë punën e qeverisë për këtë vit, e sidomos për këtë muaj”, tha ai.