Lajmet e fundit
Të martën do të protestojnë dy grupe studentësh

Të martën do të protestojnë dy grupe studentësh

Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, që kanë paralajmëruar protesta në kundërshtim të reformave të senatit të UP-së për rritjen e numrit të provimeve për fitimin e kushtit për të ecur përpara me studime si dhe heqja e afateve jo të rregullta të nënshtrimit të provimeve, në një lidhje direkte në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, kanë thënë se s’do të ndalen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Mirëpo, të martën do të protestojnë dy grupe studentësh.

Studentët që do t’i bashkohen parlamentit studentor dhe ata që do të jenë krah grupit të pavarur studentor.

Kryetari i Parlamentit Studentor Egzon Daku, e ka sqaruar këtë ndarje duke thënë se është e drejtë e të gjithë studentëve të UP-së që të protestojnë.

” Parlamenti Studentor është organi më i lartë legjitim përfaqësues i studentëve në Universitetin e Prishtinës. Ne nuk jemi grup studentor por organ. Mirëpo duke pasur parasysh se UP-ja ka shumë studentë, është e drejtë e gjithsecilit që të protestojë”.

Kurse Argjend Softolli nga grupi i pavarur studentor, është shprehur se ata e kishin thirrur të parët protestën, kurse parlamenti studentor më vonë dhe i ka akuzuar se s’i kishte marrë parasysh kërkesat e tyre.

“Unë jam përfaqësues studentor por në nivel më të ulët. Ne të gjithë kemi një qëllim, që t’i kundërshtojmë reformat që po i dëmtojnë studentët”.

“Ne si grup i pavarur i studentëve i kemi drejtuar senatit e po ashtu edhe parlamentit studentor, por kërkesat tona s’janë shqyrtuar. Ne kemi dërguar një njoftim se do të protestojmë, mirëpo pa arsye të qarta parlamenti studentor ka bërë të ditur se do të protestojë në po të njëjtën ditë”, ka deklaruar Softolli.

Por pavarësisht se do të protestojnë të ndarë qëllimin e kanë të përbashkët.

Që të dy përfaqësuesit e studentëve gjatë intervistës, e kanë pranuar se s’do të heqin dorë nga kërkesat e tyre që senati t’i tërheqë vendimet që sipas tyre po i dëmtojnë studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.