Lajmet e fundit

Të mërkurën protestohet kundër Gazmend Muhaxherit

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, kanë reaguar ndaj intervistës së kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri dhënë gazetës austriake Der Standard, ku akuzohet Ramush Haradinaj, duke thënë se ka motive denigruese dhe të verbëra politike, që po ashtu kanë qëllim njollosjen e vlerave dhe krenarisë së UÇK-së.

OVL e UÇK-së thotë se kanë theksuar vazhdimisht se të gjitha akuzat dhe proceset gjyqësore ndaj luftëtarëve, që nga përfundimi i luftës së UÇK-së, e që fatkeqësisht po vazhdojnë edhe sot, kanë qenë dhe janë të motivuara politikisht, të ardhura nga akuzat e pushtuesit serb dhe kolaboracionistët shqipfolës.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë luftë kundër pushtuesit dhe qëllim ka pasur çlirimin e vendit, prandaj, ata që prekin në vlerat e kësaj lufte, prekin edhe në lirinë e vendit tonë. Me këtë rast, përkrahim protestën e organizuar në Pejë ditën e mërkurë ora 12:00, dhe ju bëjmë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masovikisht”, thuhet në komunikatën e OVL-UÇK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.